Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen e akademik Idriz Ajetit me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut, Idriz Ajeti.
"Vdekja e Idriz Ajetit është një humbje e madhe për familjen, LDK-në, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë shoqërinë tonë.Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore, politike dhe kulturore në vendin tonë".
" Kosova ka humbur intelektualin dhe veprimtarin i cili jetën e tij ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve", thuhet në telegramin e ngushëllimit të tij, transmeton Klan Kosova.