Lajmet e fundit

"Relacionet me Vetëvendosjen i kemi për të bërë opozitë, po bashkëpunojmë në opozitarizëm. Nuk kemi bisedime se si të shkojmë në zgjedhje e ardhshme, për këtë vendosin organet e LDK-së dhe VV-së".
"Nëse mendojmë se i fitojmë zgjedhjet vet, atëherë shkojmë vet, kjo është dëshira më e madhe në LDK. Nëse jo, atëherë bëjmë koalicion".
"Sa i përket LDK-së, jemi në proces të zgjedhjeve në degë dhe nëndegë dhe nuk duam të gërshetojmë me atë se kush do të jetë nesër kryetar i LDK-së".
"Nuk heqim dorë nga kandidati për Kryeministër, pavarësisht se me cilën parti hyjmë në koalicion. Jemi partia më e madhe në vend. Ne respektojmë të tjerët, por konsiderojmë se LDK e meriton ta qeverisë këtë vend".
Mustafa këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë në LDK.
klankosova.tv