Lajmet e fundit

Zhvillime të shumta politike ndodhën në vend kohëve të fundit në Kosovë.
E kjo nuk la anash as Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila u ballafaqua me një krizë dhe konflikt fizik mes zyrtarëve të saj, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj ky subjekt është duke punuar në përgatitje të një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Por, pas gjithë këtyre ndodhive, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka vendosur që sot të mbledh deputetët e partisë që ai udhëheq.
Takimi është paraparë të mbahet sot në Selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.