Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur sot në një takim kryetarët e degëve të LDK-së.
Ky takim pritet të fillojë në orën 14:30.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Safet Kamberi, kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë.
"Po, është paraparë një takim i kryetarit Mustafa me kryetarët e degëve të LDK-së. Takimi fillon në ora 14:30. Ne nuk kemi ndonjë takim urgjent, është takim i rregullt. Me siguri që do të diskutohen tema nga aktualiteti politik dhe shënimi i 30 vjetorit të LDK-së", tha Kamberi.