27.04.2019 · përditësuar para 2654 dite1 min lexim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është një ditë për t’u frymëzuar dhe për të punuar më shumë për Kosovën.
Ai ka thënë se masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
"Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.