Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme pritet t’i takojë edhe liderët e tjerë të partive politike.
Pas Mustafës, i pari i vendit do të takohet me ish-kryeparlamentarin dhe kryetarin e partisë ku dikur vet ishte lider, Kadri Veselin.
Më pas, një takim të ngjashëm do ta ketë edhe me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Ndonëse në agjendë të presidentit është paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, një takim i tillë nuk dihet akoma nëse do të mbahet ose jo.
Thaçi do të ketë takime edhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli.