Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër në largim , Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit do të vendoset në mes të zhvillimit ekonomik dhe rrënimit të shtetit, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri në konferencën "Me gruan për zhvillim të qëndrueshëm" të organizuar nga Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Atje, kreu i LDK-së ka deklaruar poashtu "se një çlirim do t`i ndodhë Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme".
Mustafa njëherit e ka lavdëruar kandidatin e partisë së tij për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova.