Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se akoma nuk ka diçka të re në lidhje me koalicionin e mundshëm parazgjedhor me Vetëvendosjen.
Por, nëse nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, a mund të ketë një të tillë pas zgjedhjeve?
“Këtë nuk e kemi biseduar konkretisht, por në të gjitha bisedat kemi thënë që nëse nuk bëhet tani koalicioni, atëherë dëshirojmë që të mbetet hapësirë që të bëhet pas zgjedhjeve”.
“Unë besoj që është e mundshme dhe është gjithsesi e dobishme për vendin tonë. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen. Koalicion tjetër nuk do të bëjmë me asnjë subjekt tjetër. Nëse e bëjmë e bëjmë me Vetëvendosjen dhe nëse s’e bëjmë shkojmë vet dhe pastaj takohemi pas datës 6 tetor”.
Ai në një prononcim për media është shprehur i bindur se edhe nëse ka një PAN 2, LDK-ja e mund, njofton Klan Kosova.
“Nuk mund të flasë sepse nuk kam informata a ka gjasa të bëhet ose jo. Mundësia ekziston, por jam i sigurt se edhe nëse bëhet PAN 2 e mundim edhe veç e veç sepse është një ofertë që nuk ka më asgjë të përbashkët më interesat e qytetarëve dhe të vendit”.