Lajmet e fundit
Mësimdhënësit shqiptarë të shkollës “Isa Boletini” në Boletin të Mitrovicës, kanë hyrë në grevë, pasi nuk kanë marrë paga për muajin mars dhe prill.

Ndërkohë, edhe shkolla “Kadri Bistrica” në Bistricë dhe Qabër, ka paralajmëruar grevë deri sa të marrin pagat që u takojnë. Mos marrja e pagave ka ndodhur për shkak të vonesës së miratimi të buxhetit në katër komunat e veriut.
.Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Radio Kosovën se mbështesin grevën dhe se kanë kontaktuar institucionet qeveritare për këtë problem, për të kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë.