Lajmet e fundit

Duke filluar nga ora 10:30 e ditës së sotme do të nisen eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.
Në ceremoninë që do të mbahet në fshatin Veriq, tek lagjja "Boletini", të Komunës së Istogut, vend ky ku kanë qëndruar eshtrat në vitet e fundit, do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga aty do të nisen për në Mitrovicë.