Lajmet e fundit

Beyonce Knowles u përfol edhe u ironizua në media sociale pasi në një intervistë për “Good Morning America” pasi u shpreh se ka ndjekur një dietë vegjetariane.
Në këtë intervistë, Knowles tha se do të jepte një “lajmërim të madh” dhe të gjithë menduan se do të fliste për ndonjë album të ri apo ndonjë turne, transmeton Klan Kosova.
“Nuk jam në mënyrë natyrale një grua e hollë. Unë kam forma. Por u jam nënshtruar dietave që në moshë të vogël. Të gjesh diçka që bën punë dhe të mbash peshën normale ka qenë e vështirë për mua”, ka thënë Beyonce.
Humori plasi pasi këngëtarja në videon e këngës me Nicki Minaj, “Feeling Myself”, u shfaq duke ngrënë hamburger
Ajo u shpreh se kjo dietë përfshin një sërë perimesh, duke përjashtuar mishin, vezën, bulmetrat dhe produkte të tjera shtazore.