Autori i komikëve Marvel ka publikuar një krijim me një vajzë me ngjyrë 15 vjeçare e cila do të vesh kostumin e Iron Man në episodet e ardhshme të kësaj serie, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Karakteri në fjalë është një gjeni e shkencës nga Chicago, e cila studion në MIT.
Ky lajm ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe mediat online, si një hap përpara për diversitetin.
Krijuesi i Iron Man, Brian Michael Bendis, ka thënë që ai ka krijuar karakterin në fjalë, Williams, kur kishte ngecur në Chicago në mes të kaosit dhe dhunës.
“Kjo është historia e një vajze të re, e cila shumë lehtë do të mund ti kishte dhënë fund jetës nga dhuna nëpër rrugë, mirëpo ajo shkoi për të studiuar, e kjo është shume inspiruese për mua” ka deklaruar Brian Michael Bendis.
Për me tepër ai ka shtuar “Mendoj që ky është version më modern i një super-heroi ose super-heroine, që kam krijuar ndonjëherë”
Iron Man për herë të parë është shfaqur në vitin 1963.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.