Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka zbuluar një raketë balistike me lëndë djegëse të ngurtë, të teknologjisë së fundit, e cila thotë se ka një rreze veprimi prej të paktën 1,300 kilometrash, nuk kërkon GPS, por ka një sistem të integruar udhëzues me imazhe termike.
Zbulimi i armës vjen mes tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara për shkak të aktiviteteve bërthamore të Teheranit dhe mbështetjes së supozuar të tij për rebelët Huthi në Jemen.
Televizioni shtetëror iranian tregoi raketën - të quajtur Qassem Basir - të dielën gjatë një interviste me Ministrin e Mbrojtjes, Gjeneral Aziz Nasirzadeh . Sipas autoriteteve iraniane, raketa u testua për herë të fundit më 17 prill. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.