Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur nga kjo mbrëmjederisa të hiqet bllokada amerikane ndaj porteve iraniane.
Ndër tjerash thotë se bllokada e vazhdueshme e SHBA-së është një "shkelje e armëpushimit" dhe paralajmëron se anijet që i afrohen kanalit jetësor të transportit detar "do të jenë në shënjestër", shkruan
BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të premten, Irani hapi Ngushticën e Hormuzit, por Donald Trump tha se bllokada detare amerikane "do të mbetet në fuqi të plotë derisa transaksioni ynë me Iranin të përfundojë 100%" - ja se si ka evoluar situata.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.