Lajmet e fundit

Irani ka kapur një cisternë nafte me flamur të Ishujve Marshall në Gjirin e Omanit, raportojnë mediat shtetërore.
Burra të armatosur të veshur me maska thuhet se kanë hipur në anijen St Nikolas, afër portit të Omanit të Soharit, dhe e kanë urdhëruar atë të lundronte në një port iranian.
Është e paqartë pse cisterna është shënjestruar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
St Nikolas ishte në tranzit midis portit irakian të Basrës dhe destinacionit të synuar në Turqi.