Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke hedhur poshtë një kërkesë kyçe të SHBA-së që synon zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje bërthamore prej dekadash, të cilën ai e quajti kundër interesave të Republikës Islamike.
Propozimi i SHBA-së për një marrëveshje të re bërthamore iu paraqit Iranit të shtunën nga Omani, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe të dërguarit të Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pas pesë raundesh bisedimesh, mbeten disa çështje të vështira për t'u zgjidhur, duke përfshirë këmbënguljen e Iranit për të ruajtur pasurimin e uraniumit në tokën e tij dhe refuzimin e Teheranit për të dërguar jashtë vendit të gjithë rezervat e tij ekzistuese të uraniumit shumë të pasuruar - lëndë e parë e mundshme për bomba bërthamore.
"Pasurimi i uraniumit është çelësi i programit tonë bërthamor dhe armiqtë janë përqendruar në pasurim", tha Khamenei në një fjalim televiziv. Propozimi i SHBA-së "bie ndesh me besimin e kombit tonë në vetëmbështetje dhe parimin 'Ne Mundemi'", tha ai.
"Udhëheqësit e paedukatë dhe arrogantë të Amerikës kërkojnë vazhdimisht që ne të mos kemi një program bërthamor. Kush jeni ju që vendosni nëse Irani duhet të ketë pasurim?", shtoi ai.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.