Lajmet e fundit

Irani ka paralajmëruar se e ka kompletuar fazën e parë të planit për të operuar interneti në mbarë vendin.
Ceremonia e inaugurimit u mbajt të shtunën nga ministri i informacionit dhe teknologjisë, Mahmoud Vaezi, transmeton Klan Kosova.
Agjencia e lajmeve Irna, ka thënë se interneti do të ketë kualitet më të lartë, shpejtësi më të madhe dhe do të kushtojë më pak.
Por kritikët kanë thënë se arsyeja për këtë gjë, është se dëshirojnë të shtojnë kontrollin mbi qytetarët.
Megjithatë Irani tashmë ka bllokuar qasjen në rrjete sociale si Twitter, Instagram dhe Facebook ndonëse shumë përdorues kyçen në këto rrjete në bazë të rrjetit privat.