Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi është deklaruar para mediave pas bisedimeve në Gjenevë.
Araghchi u tha gazetarëve se Irani është "gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni" dhe "agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të "ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes".
"E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme", shtoi ministri iranian.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.