Lajmet e fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif ndodhen në Vjenë për t’i paraprirë afatit të fundit të ujdisë të martën. Ministrat e jashtëm nga të gjitha këto vende priten të mbërrijnë në Vjenë në ditët e ardhshme për të parë nga afër sesi shkon progresi i bisedimeve.
Ata thanë se duhet ende pune për të bërë. Ministri i jashtëm Zarif deklaroi se sa më shumë të rritet numri i kërkesave nga ana e SHBA, aq më shumë do të shtrihet në kohë marrëveshja për programin bërthamor.
Ndërkaq, mes palëve ekzistojnë disa mospajtime dhe dallime të rëndësishme në koncepte, sidomos në lidhje me kohën për të hequr sanksionet ndaj Iranit, si edhe për natyrën e monitorimit për të siguruar se Teherani nuk do të mashtrojë për asnjë nga pikat e marrëveshjes.
Përveç Iranit dhe SHBA, bisedimet përfshijnë Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.