Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u kërkoi falje vendeve arabe të Gjirit në një fjalim të pazakontë të shtunën në mëngjes, duke thënë se Teherani do të ndalë goditjet ndaj fqinjëve të tij, përveç nëse ndonjë sulm ndaj Iranit do të vijë nga territori i këtyre vendeve.
“Unë personalisht u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani”, tha ai në një transmetim në televizionin shtetëror. “Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet fqinje. Siç kam thënë vazhdimisht, ata janë vëllezërit tanë”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se këshilli i përkohshëm treanëtarësh i udhëheqjes që po qeveris Iranin i ka “udhëzuar forcat e armatosura që nga tani të mos ketë sulme ndaj vendeve fqinje dhe të mos lëshohen raketa, përveç nëse ata duan të na sulmojnë nga territori i tyre”.
“Mendoj se kjo duhet të zgjidhet me diplomaci, në vend të luftës dhe krijimit të problemeve me vendet fqinje”, shtoi ai.
Ai u bëri thirrje vendeve të Gjirit që të mos bëhen “lodër në duart e imperializmit”, duke i paralajmëruar të mos sulmojnë territorin iranian.
Nuk është e qartë nëse njoftimi i presidentit hyn në fuqi menjëherë. Pas fjalimit, ndërhyrjet ajrore vazhduan mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në Bahrejn.
Kjo vjen pas një jave bombardimesh pothuajse të vazhdueshme nga Irani ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik, gjë që ka mbyllur hapësirën ajrore të rajonit dhe ka shkaktuar një valë udhëtarësh që përpiqen të largohen nga Lindja e Mesme. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.