Lajmet e fundit

Qeveria e Iranit ka arrestuar dhjetëra veta si të akuzuar për spiunazh për qeveritë e huaja.
Ministri i Inteligjencës, Mahmoud Alavi ka thënë se disa të dyshuar kanë nënshtetësi të dyfishtë, por duke refuzuar se cilave vende ju përkasin, shkruan Al Jazeera, përcjell Klan Kosova.
“Kam kërkuar në vazhdimësi nga njerëzit që të na njoftojnë nëse dinë dikë me shtetësi të dyfishtë. Njësiti ani-spiunazh në Ministrinë e inteligjencës ka identifikuar me sukses dhe ka arrestuar dhjetëra spiunë në qarqe të ndryshme qeveritare”, ka thënë Alavi.
Ai nuk e ka thënë as numrin e saktë të të arrestuarve duke refuzuar se edhe ku janë arrestuar ata.
Irani nuk e njeh të drejtën për dyshtetësi, por që as nuk ka njoftuar se ata që e kanë mund të arrestohen apo akuzohen.