Lajmet e fundit

Gjashtë fuqitë botërore bashkë me Iranin është raportuar të kenë hartuar një raport prej 100 faqesh, ku detajohet frenimi i aktivitetit nuklear të Teheranit dhe lehtësimi i sanksioneve të Perendimit ndaj republikës islamike.
Progresi i bërë në bisedimet me Teheranin është pranuar më herët edhe nga Sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili tha se është optimist për arritjen e një marrëveshje, pasi ka progres në bisedime, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen se nuk e kanë ndërmend të negociojnë gjithë jetën.
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, tha se "nuk do të ketë asnjë shtyrje", ndërsa shtoi se bisedimet do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme, transmeton Klan Kosova.