Lajmet e fundit

Një sulm i rëndë terroristë ka ndodhur në një qendër ku mblidheshin tifozët e Real Madridit në Irak ka shkaktuar 16 të vdekur e 20 të plagosur ditën e sotme.
Ngjarja ndodhi në Samarra, qytet 125 km larg Bagdadit, ndërsa në kafenenë e tifozëve të Realit ishin të pranishëm rreth 50 tifozë.
Presidenti i grupimit të tifozëve rrëfeu për mediat spanjolle gjithë ndodhinë.
“Një grup terroristësh islamikë të ISIS hyri në lokal duke mbajtur në duar kallashnikovë dhe duke hapur zjarr ndaj kujtdo që ishte aty", u shpreh ai duke sqaruar se ata nuk e pëlqejnë aspak futbollin dhe janë kundër këtij sporti.