Lajmet e fundit

Drejtori gjeneral i IQ Link, Jens Reinchenbach, ka thënë se investimi në Kosovë ka dalë të jetë i qëlluar si rrjedhojë e aftësive gjuhësore të kosovarëve.
Ai ka deklaruar se investimi në Kosovë kërkon menaxher të aftë, për të ndërtuar raporte me numrin e madh të punëtorëve, duke zbuluar edhe planet e zgjerimit, njofton Klan Kosova.
Në Konferencën për Investime në Prishtinë, Reinchenbach ka falënderuar kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti, për mbështetjen e dhënë.