Lajmet e fundit

Gjatë qëndrimit në Kroaci për ta mbështetur Kosovën, përdoruesit e IPKO-s mund të kënaqen edhe me internet të shpejtë mobil, të cilin e marrin për vetëm 1 euro në ditë.
Operatori më i avancuar i telekomunikimit në vend, IPKO ka përgatitur një pako të re të internetit mobil për Kroaci - vendit fqinj i cili do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër përfaqësueses së Kosovës në futboll, transmeton Klan Kosova.
“Për të nderuar dhe uruar për suksesin e ekipit tonë, IPKO ka sjellë një pako të re 3 ditore të internetit në mobil për roaming në Kroaci, e cila do t'u japë përdoruesve shpejtësinë më të madhe të internetit mobil edhe në Kroaci, me shumë megabajt dhe kënaqësinë e një çmimi të zbritur”, shkruan në komunikatën e IPKO-s.
“Gjatë qëndrimit në Kroaci, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të aktivizojnë paketën ditore me internet mobil me 200 megabajt për vetëm 1 euro”.
Ndërsa më 1, 2 dhe 3 shtator, përdoruesit e IPKO-s mund të aktivizojnë pakon duke thirrur kodin *919# për përdorim të 200 megabajtëve për 24 orë.
Partneri i i telefonisë mobile IPKO për roaming në Kroaci është Croation Telecom, prandaj duhet zgjedhur manualisht rrjeti i operatorit kroat për tu lidhur dhe përdorur pakon.
“Përveç pakos më të re për internetin e shpejtë roaming me Kroacinë, përdoruesit gjithashtu mund të aktivizojnë paketat e zgjedhura të roamingut që mbulojnë të gjitha vendet fqinje, përkatësisht Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Turqinë, ndërsa IPKO mbetet operatori i vetëm në Kosovë që gjithashtu ka pako speciale të internetit në mobil me BE-në, përkatësisht gjitha shtetet anëtare të BE-së si dhe pakot e dedikuara për Zvicrën ose SHBA-të”.
Më shumë detaje për pakon, klikoni këtu: http://bit.ly/2eHnHeI