Lajmet e fundit

Përdoruesit e IPKO-s tani e kanë mundësinë e zgjedhjes edhe të operatorit mobil AMC për t`u lidhur me internetin e shpejt në mobil në gjithë Shqipërinë, pa e ndryshuar pakon e tyre unike të internetit në mobil që vlen për Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, dhe pa paguar asgjë më shumë.
“Në periudhën më të frekuentuar të vitit, IPKO e ka pasuruar edhe më tej pakon e saj të internetit në mobil për pushimet verore në Shqipëri. Tani, përdoruesit tanë e kanë lirinë e zgjedhjes edhe të operatorit AMC për qasje në internetin më të shpejtë në mobil, nga çdo cep i Shqipërisë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO mund ta zgjedhin operatorin AMC ose Eagle Mobile për qasje në internetin në mobil. Në Maqedoni duhet zgjedhur operatorin ONE, ndërsa për Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin Mtel.