Lajmet e fundit

Ndeshja e shumëpritur e Kombëtares Shqiptare të Futbollit me Danimarkën do të transmetohet falas për të gjithë abonuesit e televizionit kabllor digjital IPKO,përfshirë edhe abonuesit e pakove familjare.
Zyra për media e IPKO-së bën me dije se kjo përballje e cila zhvillohet sonte, nga ora 20:45, dhe e njëjta transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e SuperSport 2 dhe SuperSport 2 HD.
IPKO dhe Digitalb mbajnë të drejtat të transmetimit të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares Shqiptare për UEFA Euro 2016.
Përveç ndeshjeve të kombëtares, Platforma kryesore e televizionit kabllor digjital në Kosovë së fundmi është pasuruar me ligat kryesore të futbollit evropian, duke përfshirë edhe La Liga, England Premier League, Serie A, BundesLiga, Ligën Franceze, Ligën Holandeze, Kupën e Anglise (FA Cup), ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare për FIFA World Cup 2018, UEFA Euro 2016 France (Kampionati Evropian i Futbollit), UEFA Euro 2016, transmeton Klan Kosova.