Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një kadet të Policisë së Kosovës nën dyshimin për dhunimin e një të miturë në Lipjan.
Nga Zyra për Media e IPK-së për Klankosova.tv kanë thënë se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
"Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar)".
"Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së. Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK", ka thënë nga IPK. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-mitura-e-zhdukur-nga-lipjani-dyshohet-se-u-dhunua-prangoset-kadeti-policor/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.