Lajmet e fundit

Një adoleshent i cili sulmoi një njeri me një armë gjahu është burgosur për vrasje në tentative, por një iPhone i shpëtoi jetën viktimës.
Ryan Duggan, 19 vjeçar, nga Widnes, Cheshire, u dënua me burgim të përjetshëm në Gjykatën Chester dje, pas gjuajtjes me armë gjahu në Daniel Kennedy, 25 vjeçar.
Kennedy i shpëtoi vdekjes për shkak se smartphone i tij iPhone, e priti plumbin, por ai prapë bëri që të vuajë me plagë të rënda në barkun e tij.
“Pavarësisht përparimit të mirë, ai ende kërkon trajtim për plagët e tij, përfshirë operacion dhe rehabilitim të mëtejshme”, tha inspektori Gary McIntyre i cili po e udhëheqë rastin, transmeton Klan Kosova.
Kennedy kishte dalë për t'u përballur me një grup të rinjsh jashtë një blloku apartamentesh në rrugën Michaels View, në Widnes, pasi ata kanë frikësuar banorët dhe kanë fikur furnizimin me ujë.
Ai ndoqi Duggan poshtë një shtegu, por adoleshenti ndaloi dhe u përball me të me armë dhe gjuajti mbi të.