Lajmet e fundit

Thirrjes institucionale për kujdes të shtuar nga pandemia, u është përgjigjur edhe Katedralja "Nëna Tereza". Ipeshkvia mori vendim që meshat të mbahen pa besimtarë.
Atyre iu bë thirrje të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të shmangin lutjet javore për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve dhe infektimit nga pandemia Covid-19.
Një vendim i tillë erdhi për të gjithë famullitë në Kosovë, ndërsa meshat besimtarët katolikë mund t'i ndjekin nga distanca.
Nga Katedralja e Prishtinës u apelua që të respektohen në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Institucionet fetare ishin mbyllur fillimisht me 15 mars pas rasteve të para me koronavirus në vend, për t`u rihapur në fazën e tretë të lirimit të lëvizjes, nga 1 qershori.
Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.