Lajmet e fundit

Vala ka vendosur që një pjesë të të hyrave, ta kthejë në publik, kësaj here përmes dhënies së bursave dhe trajnimeve për studentët dhe inxhinierët e Fakultetit Teknik.
Kjo do të bëhet përmes klikimit të faqes N'Trip të Valës për të fituar më shumë bursa.
Shpërblimi i Vala-s për një “Like” është 15 cent.
Sa më shumë “Like”, aq më shumë do të shtohet shuma e eurove dhe e gjithë kjo shumë do të dedikohet për studentët e Fakultetit Teknik, Dega e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Mekanike, Ndërtimtari dhe Arkitekturë.
Ky është qëllimi i marrëveshjes së arritur sot mes të Drejtorit Menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa dhe Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i Univeristetit të Prishtinës, Enver Hamiti, transmeton Klan Kosova.