Lajmet e fundit

Gjatë hyrjes nëpër dyert e Gjykatës Speciale dukej i qetë, njofton Klan Kosova.
Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, nuk po shqetësohet, edhe pse e pret një proces jo i lehtë.
Ai do të intervistohet nga prokuroria speciale për të bëmat e tij gjatë luftës.
Për ta shoqëruar Lushtakun, këtu në Hagë të Holandës kanë ardhur edhe avokatët e tij, kosovari Arianit Koci e britaniku Geoffrey Nice, ku bashkë edhe me shefin e zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencial nga Gjykata Speciale Driton Lajqin, u futën brenda objektit.
Kronikë nga Besnik Tahiri