Lajmet e fundit

“Ka shumë fjalë nga substrati i rumanishtes që kanë gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe”.
Profesor, ju lutemi fillimisht na tregoni se si e zbuluat pasionin tuaj për gjuhësinë?
Pasionin tim për gjuhësinë e kam zbuluar shumë herët. Kam lindur në shtëpinë e një prifti. Im atë kishte studiuar teologji në vitin 1900, por, në të njëjtën kohë dhe letërsi. Kishte pasur fatin që të ndjekë ligjëratat e Maiorescut, Ovid Densusianu-ut, profesorë të mëdhenj të fillimit shekullit XX pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Bukuresht.
Ai mbante mend shumë mirë Bogdan Petriceicu Hasdeu-un, i cili, siç e dimë, u nda nga jeta në vitin 1907, në Campina, dhe kishte një admirim të madh për këta dijetarë. Në shtëpinë tonë kam gjetur, kur isha në shkollë të mesme, librat e Hasdeu-t “Magnum Etymologicum Romaniae”, “Fjalët e pleqve” dhe të tjera.
Hasdeu ka qenë, siç dihet, dijetari i parë rumun që iu përkushtua me guxim të madh, por edhe me sukses, lëmisë më delikate të gjuhësisë rumune: substratit trako-dak, gjuhës pleqërishte të të parëve tanë dakë, që u pushtuan dhe u kolonizuan nga romakët, dhe, pas një periudhe të gjatë dygjuhësie, kanë mësuar latinishten, por në të njëjtën kohë, ata ruajtën shumë elemente të gjuhës vendase, autoktone, d.m.th. të dako-trakishtes.
Kjo fushë e errët e gjuhësisë rumune, që merret me elementin trako-dak të gjuhës rumune, më ka pasionuar gjithë jetën. Kam pasur, qysh në shkollë të mesme, një prirje të veçantë për zbulimin e zonave më të errëta, më delikate të gjuhësisë rumune. Isha student në Fakultetin e Letërsisë në vitin 1948 dhe kam pasur shansin të kem kontakt me një profesor të madh: Alexandru Rosetti.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: