Lajmet e fundit

Pas një periudhë të gjatë të mungesës në opinion, për arsye madhore, kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj kthehet me një intervistë ekskluzive në Infomagazine në Klan Kosova.
Me këtë rast, opinioni shqiptar e më gjerë, do të kenë një mundësi unike për të mësuar përgjigje në shumë pyetje interesante.
Ku ishte dhe çfarë planesh strategjike bëri Arifaj gjatë kësaj kohe?
A e refuzoi ai ofertën e bërë për të udhëhequr dialogun me Serbinë, në vend të Edita Tahirit?
Pse Visari nuk u josh nga oferta e vëllait, Ardianit, që është këshilltar i kryetarit Hashim Thaçit, për t'u bërë pjesë e presidencës?
A ishte konflikti për atë se kush është më i pasur, arsye pse Arifaj nuk u bë bashkë me Behgjet Pacollin?
Sa është e vërtetë se ai nuk u bë pjesë e Vetëvendosjes pasi Albin Kurti nuk pranoi se legjendari është më i mençur se ai?
Çfarë kushti për ndreqjen e makinës së tij i vuri Arifaj Isa Mustafës, në kërkesën për t'u bërë zëvendëskryeministër?
A i propozon kryetari i partisë së Fortë Mërgim Mavrajt të pijë çaj portokalli apo salep, në vend të birrës?
Pse do ta fuste Arifaj edhe Prishtinën e Shpend Ahmetit, e jo Mitrovicën e Agim Bahtirit, në Asociacionin e komunave të veriut?
Tokën e cilëve politikanë do t'ia falte ai Malit të Zi, për të kryer punë me demarkacionin?
Përgjigjet legjendare në krejt këto pyetje legjendare i mësoni sot në Infomagazine, me fillim nga ora 17:30, në Klan Kosova.