Lajmet e fundit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka dhënë mbrëmë në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës.
Ajo ka treguar se kur mund të lirohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerët, si dhe a ka qenë vendim i politikës që në gjykatë të përfundojnë të gjithë krerët e UÇK-së.
Në intervistën me Adriatik Kelmendin, Trendafilova ka treguar se si ndodhi që u fillua me “trafikim organesh” dhe në fund nuk u përfshinë në aktakuzë, a do të miratohen kërkesat për mbrojtje në liri, pse nuk u lejuan vizitat e familjarëve dhe shumë të tjera.
Më poshtë është transkripti i plotë i intervistës së Ekaterina Trendafilova dhënë në Rubikon të Klan Kosovës:
A.K: Mirë se erdhe në Rubikon!
E.K: Të faleminderit shumë zotëri Kelmendi për ftesën, e vlerësoj shumë.
A.K: Është mirë që të kam në përsëri në emisionin tim pas rreth katër vjetësh.
E.T: 2017, thuajse katër vjet po, do të isha mërzitur nëse nuk do të më kishe ftuar, të faleminderit, është e vërtetë.
A.K: Jeni duke e vizituar Kosovën, keni mbajtur një konferencë për shtyp më herët në mëngjes, do të qëndroni në Prishtinë, dhe do të shkoni edhe në Mitrovicë për tu takuar me shoqërinë civile. Si po u shkon deri tani?
E.T: Epo më duhet të them pavarësisht rrezikut që ju dhe kolegët tuaj mund të ndjeheni të ofenduar, por ngjarja të cilën jam duke e pritur më me qejf është takimi me shoqërinë civile dhe natyrisht me mediat e fuqishme të cilat sjellin çdo informatë të rëndësishme tek qytetarët. Natyrisht media është shumë e rëndësishme për mua gjithashtu. Ngjarja e mëngjesit ishte e këndshme, pjesa e vetme jo e mirë ishte fillimi, kur dy zotërinj të rinj hyn me fishkëllima. Në fillim nuk e dija se ishin fishkëllima, mendova se ishte alarmi i zjarrit. Ata nuk ishin të kënaqur, i ftova të qëndronin, sepse doja të flisja e ta, por shpresoj që në ngjarjen e radhës në Mitrovicë vijnë, unë flas me ta me kënaqësi. Por pyetjet ishin të ndryshme, shumë të rëndësishme, dhe shpresoj se mund tu përgjigjem të gjithave.
A.K: Ju do të takoheni me protestuesit? E dimë se jashtë vendit ku ju ishit duke e mbajtur konferencën për shtyp ndodhën edhe arrestime, pati ish- deputetë që u arrestuan.
E.T: Unë i pyeta çfarë ndodhi sepse po prisja...
A.K: Mund t’i shohim arrestimet në ekranin e madh.
E.T: Unë këto pamje nuk i kam parë natyrisht, sepse isha brenda dhe pyeta përse dy zotërinjtë e rinj nuk po vijnë, sepse unë i ftova të vinin për të folur normalisht dhe besoj se ishte mirë, pastaj na informuan se ata ishin duke shkruajtur diçka në veturat e policisë dhe ishin duke penguar disa aksione të policisë. Unë shpresoja fuqishëm, dhe jo vetëm pse erdhën me fishkëllima, lejoi, kjo ishte mënyra përmes së cilës ata donin të flisnin me mua, por unë doja të vazhdoja. Shpresoj se do ta pranojnë ftesën time përmes kësaj interviste të rëndësishme.
A.K: E pash reagimin tuaj pasi u larguan, pasi protestuan, ju thatë se ju vjen keq që nuk e kuptoni gjuhën shqipe, por ndoshta dikush e përktheu atë që protestuesit thanë.
E.T: E di zotëri Kelmendi, në fakt, për shkak se ishte fillimi dhe unë e kisha nisur prezantimin, unë isha e habitur natyrisht, ishte diçka normale, asgjë për tu shqetësuar, është mënyra se si mund të shprehemi, nuk e dija se kisha pajisje për ta dëgjuar, prandaj kërkova që dikush të ma përkthente, pastaj më thanë përkthimin e keni këtu, por ata u larguan. Prandaj më vonë, në terma të përgjithshëm, më thanë se ata ishin të pakënaqur që unë jam presidente e një institucioni që nuk e respekton drejtësinë dhe njerëzit, e që natyrisht nuk është mandati i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, por unë i ftoj përsëri.
A.K: Shumë njerëz ende mendojnë se kjo gjykatë nuk është e drejt, që nuk ka drejtësi dhe një njollë e madhe në gjykatë mbetet fakti që ne ende e shohim vetëm një etni duke u gjykuar dhe ka padi, apo pritet të ketë padi.
E.T: Epo zotëri Kelmendi nuk më vjen mirë që e dëgjoj këtë, sepse siç e thash, nuk jam duke u përpjekur të ua bëjë qejfin juve apo kujtdo që i intereson puna që ne bëjmë që të ketë një opinion pozitiv apo negativ për neve. Kur them që prioritet i imi është të takohem me përfaqësues të shoqërisë civile, sepse nuk jam e kënaqur kur dëgjoj se qytetarët e Kosovës mendojnë se ky është një institucion i cili është duke ndjekur disa qëllime të tjera, dhe jo atë që është e përcaktuar shumë qartë në mandatin tonë, se është një institucion me një fushëveprim të përkohshëm, me juridiksion të subjektit territorial dhe natyrisht jo duke targetuar asnjë etni apo politikan, ne nuk ndjekim qëllime politike, nëse individët kanë kryer krime gjatë konfliktit në Kosovë dhe pas tij, natyrisht mund të mbajnë përgjegjësi. Edhe pse ngritja e akuzave ndaj disa personave është përgjegjësia përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sepse jemi dy institucione plotësisht të pavarura, kështu që ajo që ai e ka sjellë është kjo që është, dhe unë nuk i di planet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar
A.K: Deri tani fakt është që të gjithë ata që janë dërguar në Hagë janë shqiptarë nga Kosova dhe jo nga etni të tjera.
Po këto janë fakte, natyrisht unë nuk mund t’i mohoj, sepse kjo është njohuri publike, seancat tona janë transparente dhe publike, kjo është e vërtetë, por përgjigja ime është kjo; ajo që ka rëndësi është se ligji i cili është adaptuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës dhe mjaft qartë e përcakton mandatin se kushdo që dyshohet se ka kryer krime kundër njerëzve që kanë nënshtetësinë e Kosovës apo atë të ish- Jugosllavisë pavarësisht nacionalitetit të personit mund të jetë amerikan, mund të jetë bullgar do të sillet para drejtësisë. Ligji jep bazën e duhur ligjore si rrjedhin gjërat pritet të shohim.
A.K: Dhe çka nëse gjykata përfundon dhe shohim se asnjë etni tjetër nuk është sjellë para drejtësisë për krime?
E.T: Do të doja të theksoja se është shumë e rëndësishme se si gjykatësit... sepse ne nuk do të iniciojmë seanca dhe askush nuk u beson gjykatësve nëse ata iniciojnë seanca, ne natyrisht nuk mund ta vlerësojmë kualitetin e punës sonë. Për mua do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të jem e kënaqur nëse në atë kohë do të jem presidente apo gjykatëse, sepse unë fillimisht jam gjykatëse, të raportojmë tek qytetarët këtu se ne kemi sjellë drejtësi dhe me drejtësi mund të nënkuptojmë dënime dhe seancat të cilat do të jenë publike do t’i bindin qytetarët se nuk do të ketë kompromise me vlera të rëndësishme. Si të drejtat fundamentale, liritë trajtim i barabartë i palëve, arsyetim i mirë I seancave, vlerësim solid I provave. Unë mund të flas vetëm për këtë dhe do të jem e hapur ndaj çdo komenti kritik, nëse njerëzit vërejnë gabime në emër të gjyqtarëve.
A.K: Por ashtu si protestuesit sot edhe shumë njerëz të tjerë thonë si mund të flasim për drejtësi kur e shohim se në Serbi askush nuk është duke e hetuar më askënd për krime të cilat dyshohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe tani ne kemi një Gjykatë Speciale që merret vetëm me krime të cilat dyshohet se janë kryer nga komandantë të UCK-së dhe të tjerë shqiptarë.
E.T: Epo, përgjigja ime do të ishte e njëjtë, unë nuk mund ta ndryshoj qasjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë ai në të ardhmen. Gjërat janë kështu dhe përgjegjësia e vetme e gjykatësve është që të japin shembujt më të mirë, modelet më të mira dhe të marrin vendimet gjyqësore më të mira. Kjo është përgjegjësia jonë. Dhe sa i përket pyetjes që ju po e shtroni, unë nuk jam person që u shmanget përgjigjeve por unë nuk jam as politikane, kështu që nuk mund të jap një përgjigje.
A.K: Por ju mund të përgjigjeni në atë se a mund ta quajmë këtë drejtësi nëse e hetojmë vetëm njërën palë?
E.T: Epo drejtësia për të cilën mund të përgjigjemi ne është drejtësia që lidhet me raste specifike dhe padi që janë sjellë para gjykatësve, nga ky moment kur gjykatësit pranojnë raste të prokurorëve ne e kemi tërë përgjegjësinë, nëse paditë janë konfirmuar plotësisht dhe në çfarë mase dhe siç thash se si merremi me provat, por përtej kësaj, gjykatësit nuk kanë përgjegjësi dhe përsëri, mua më vjen keq që nuk mund të shkoj përtej kësaj, sepse unë kurrë nuk kam dhënë përgjigje që shkojnë përtej kufizimeve strikte të performancës gjyqësore.
A.K: Dhe kur flasim për rastet specifike, e dimë se akuzat a para dhe më të mëdha, ishin ato akuzat e tmerrshme për trafikimin e organeve njerëzore. Në aktakuza nuk përmenden fare këto raste. Si ka mundësi që tërë kjo zhurmë u bë për krime monstruoze, gjykata u krijua, u shpenzuan aq shumë milionë dhe në fund nuk shohim askund të përmenden dyshimet për këto krime?
E.T: Përsëri, më duhet të them që nuk ndjehem mirë që të flas për përgjegjësinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo varet nga ta dhe ajo që ata do të prezantojnë para nesh dhe këtu natyrisht, si juriste dua të them së në raport të senator Martyt, i cili u adaptua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 7 janar 2011, në këtë raport theksohet qartë që ky nuk është një hetim i plotë, në kuptimin që nuk është hetim profesional, dhe ai sjellë vetëm disa shembuj, pra dhe…mandati ynë…dhe kjo është vendosur nga gjykatësi i procedurës paraprake, është subjekt i rishikimit nga paneli i apelit, krimet që lidhen me raportin e Këshillit të Evropës, pra këtë po e them si avokate, pavarësisht asaj që po ndodhë, sepse është e pavend që unë të komentoj vendimet e kolegëve të mi edhe pse ata e dinë shumë mirë që unë nuk e lejoj veten që të ndërhy në punën e askujt, ashtu siç nuk e kam lejuar asnjëherë, askund të ndërhyjë në punën time si gjykatëse, pra nuk do ta bëja të njëjtën për kolegët e mi, por mund ta dërgoj mesazhin e gabuar se duke bërë disa komente mund të dërgoj mesazhe të gabuara dhe unë nuk dua të dërgoj asnjë mesazh. Jo se nuk jam e tunduar të diskutoj këto çështje, dhe ishte shumë e lehtë herën e kaluar, sepse ne nuk kishin raste dhe mund të diskutoja gjithçka në terme hipotetike por tani kam disa limite të cilat më duhet t’i respektoj.
A.K: Por të dy e dimë duke qenë ju gjykatësja dhe unë gazetari se nganjëherë dëmi i madh bëhet kur njerëzit gjykohen nga opinioni publik, pra nëse i kemi ato akuza monstruoze për krime, atëherë ajo njollë do të mbesë pavarësisht se a mbulohet nga një gjykatë apo arrihet një përfundim, një verdikt, apo çka do. Këta njerëz në sytë e publikut mund të shihen si njerëz që kanë kryer krime monstruoze siç po u referohem.
E.T: Epo, supozimet janë aty, dhe ajo që ka rëndësi është si përfundojnë rastet, pra asgjë nuk mund të bëhet përtej kësaj ku vendimet merren nga disa politikanë dhe nuk afektojnë në asnjë mënyrë punën plotësisht të pavarur dhe të paanshme që e bëjmë ne si gjykatës, pra natyrisht mund vetëm tu besoj kolegëve të mi për atë që janë duke bërë dhe atë që do të bëjnë.
A.K: Por kur thoni plotësisht të pavarur, ka pasur akuza se gjykata është duke bashkëpunuar me politikanë, e dimë se avokatët e liderëve të UÇK-së që janë akuzuar, kanë kërkuar dorëheqjen tuaj, akuzat ndaj jush janë se ju dhe prokurori Jack Smith jeni takuar me disa diplomatë të huaj duke i tejkaluar kështu kompetencat tuaja.
E.T: Më vjen shumë mirë që jeni duke e bërë këtë pyetje zotëri Kelmendi, sepse këtë pasdite do të takohem me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve kontribuuese si SHBA, Norvegji, Zvicër, Kanada dhe Turqi dhe qëllimi I këtij takimi është… dhe kjo lidhet me buxhetin, ne mbështetemi financiarisht nga këto shtete dhe në mënyrë që këto shtete të kenë mundësi të marrim vendime lidhur me politikat financiare dhe buxhetin që alokojnë, ata duhet ta dinë se ku qëndrojmë ne, pra unë nuk mund tu jap instruksione shteteve anëtare dhe juve, ju me ftoni mua, nëse më ftoni që të vi më zotërinë e ri unë vi, më shumë dëshirë, por edhe me dikë tjetër i cili dëshiron ndoshta të më sulmoj këtu, në prezencën tuaj, unë përsëri vi, vetëm sepse ju jemi pritësi, ju po na ftoni. Nëse kanë ftuar prokurorin, sekretarin dhe mua ne vijmë dhe të gjithë flasin për punë tona, unë flas për pjesën e drejtësisë, katër rastet, ai fliste për punët që ishin nën autoritetin e tij, dhe sekretarja gjithashtu. Pra, unë madje i sugjerova sekretares këtyre ditëve që nëse na ftojnë natyrisht, ne duhet ta bëjmë publik këtë takim nëse ka mundësi, sepse unë nuk mund të abuzoj me përgjegjësitë e mija juridike dhe të jap informata konfidenciale, unë nuk e bëjë këtë, sepse kjo i bije shkelje direkte e asaj që mua dhe askujt tjetër nuk i lejohet.
A.K: Përse nuk janë bërë publike këto takimi nga ana juaj?
E.T: Ne këtë e bëjmë gjithmonë në raportet tona vjetore.
A.K: Jo ato të cilave u referoheshin avokatët e të akuzuarve, ato nuk ishin publike.
E.T: Me lejoni të ju tregoj, fillimisht mendoj se çdo këshill i mbrojtjes është i obliguar nga virtyti I besimit që klientët kanë në ta, që të jap kontributin më të mirë të mundshëm për klientët e tij apo të saj, pra kjo është e drejta e ekipeve mbrojtëse dhe kështu duhet të jetë. Por ajo që u reflektua në paraqitjen e tyre ishte e bazuar në…dhe ata e pranuan se këto kishin një burim të panjohur dhe një autor të panjohur, pra dhe më duhet të them se ky ishte një nga dy anekset e kërkesës së tyre për akuzën time apo diskualifikimin tim dhe kishte shumë informata që nuk ishin fare të përfshira, normalisht unë flas, nuk lexoj asgjë dhe më duhet të them se këtu po i bëja vetes një pyetje dhe natyrisht mund ta shtoj edhe këtu, në çdo procedurë standardi duhet të jetë i njëjtë, që i bije se ne nuk mund ta bazojmë asnjë vendim, pavarësisht se a janë administrative, procedura civile, apo procedura disiplinore kriminale në burime të panjohura dhe unë isha pak e habitur që këshilli po bënte referenca në burime të panjohura, në autorë të panjohur sikur po kërkonin një standard të ri. Pra, kur bëhet fjalë për kryetaren e gjykatës, ne mund të mbështetemi në burime të panjohura dhe të japim deklarata të fuqishme, akuza të fuqishme, por kur vije puna te klientët e tyre a mund ta merrni me mend çfarë ndodhë nëse gjykatësit e përdorin të njëjtin standard? T’i bazojnë për shembull dënimet e tyre në burime të panjohura? Fatmirësisht kjo nuk do të ndodhë kurrë, kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse gjykatësit janë profesionistë të lartë, unë qëndroj prapa secilit kolegë dhe askush nuk do ta turpëroj veten duke e bazuar fatin e njerëzve siç me të drejtë e thatë edhe ju në disa burime të panjohura dhe këto janë standarde universale, nuk po them diçka unike, ekskluzive, kështu funksionon I tërë sistemi në procedura gjyqësore.
A.K: Dhe kush e morri vendimin se a duhet të diskualifikoheni apo duhet të mbesni në kryetare?
E.T: Unë e morra vendimin, dhe të tregoj fillimisht…
A.K: A nuk është ky konflikt i interesit, që ju të merrni vetë vendime
E.T: Jo, tash e sqaroj zotëri Kelmendi. Ekziston një dallim ndërmjet dorëheqjes dhe diskualifikimit. Dorëheqje është kur për shembull unë mund detektoj vetë një arsye, për shembull një përfshirje të mëhershme që nëse nuk do të kisha qenë kryetare dhe kryetari që do të më emëronte dhe do të kërkonte që të merrem me rastin, por unë e di se jam përfshirë në aktivitete të mëhershme që do të ulin pritshmërinë e kujtdo që merrem me procedurat në këtë rast jo vetëm për paanshmërinë por edhe me paraqitjen e përfundimit paraprak se si do të marrë pjesë në seanca në këtë rast, pra dorëheqja është ajo që unë kam në qasjen time të barabartë nga mbrojtja, por unë e bëjë këtë pra nuk pa pasur arsye që unë jap dorëheqje dhe ju them gjithashtu edhe për diskualifikimin, sepse mbrojtja jo vetëm në rastin e zotëri Thaçit por edhe mbrojtja e zotëri Haradinajt dhe zotëri Gucatit kërkuan diskualifikimin tim për shkak të këtyre përmbledhjeve diplomatike dhe informata disa minutëshe të bazuara në burime të panjohura dhe ata i referoheshin një rregulli…
A.K: Por a ishin këto minuta…a mund të konfirmoni atë që ai burim i panjohur thotë? A janë këto që ata i kanë thënë të vërteta apo jo, pavarësisht burimit?
E.T: Në fakt, në fakt, ka pasur pjesë që nuk ishin aty, kishte pjesë për rastet tona…natyrisht kjo ndodhi dhe do të jetë interesante ndoshta nëse do të kishte një transkriptë zyrtare do të isha e lumtur ta shihja.
A.K: Por kur thoni që ka pasur pjesë që nuk ishin aty…
E.T: Jo, fare.
A.K: Por ka pasur pjesë të cilat mund t’i konfirmoni?
E.T: Po, për rastet tona, për rastet tona, natyrisht. Unë do të flas sot, pas takimit tonë, do të shkoj në një vend ku drejtuesit e misioneve do të jenë prezent. Por duke I pasur këto pjesë që janë të vërteta, ju mund të vendosni në kredibilitetin e burimit gjithashtu.
A.K: Jo, unë nuk mund të vendosë për këtë pa e parë burimin.
E.T: Përse jo.
E.T: Ju tregoj përse, sepse edhe kur je duke përgatitur një transkriptë që është transkriptë zyrtare, atëherë gjithmonë u jepet atyre të cilëve u përket që të kontrollojnë dhe të shohin a është gjithçka e prezantuar në mënyrë korrekte. Por mua do të më interesonte shumë që kjo transkriptë zyrtare të prezantohet.
E.T: Çka nëse prezantohet një transkriptë zyrtare?
E.T: Atëherë shohim se çfarë ka, sepse unë vlerësoj se kjo ishte një informatë e dyshimtë që nuk më dha kënaqësi nga kjo mund të dalin spekulime që nuk janë fare të vërteta, për shembull unë kurrë nuk e pranoj fjalën raport, unë nuk I raportoj askujt, nëse I raportoj dikujt ata janë kolegët e mi.
A.K: Si e quani këtë veprim që ju e bëni, nuk është raportim, çfarë është?
E.T: Paraqitje për të dhënë informata se ku qëndrojmë, sa kohë do të marrin këto raste dhe nëse sekretarja që merret me mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve nëse na duhet përkrahja e shteteve anëtare apo shteteve kontribuuese sepse e dini se kjo është një…
A.K: Çfarë përkrahje u duhet tani?
E.T: Në fakt nuk do të parapëlqeja të hy në këto përgjegjësi të sekretares por për shembull rialokimi i disa dëshmitarëve, gjithashtu mund të na duhet përkrahja që ndodhi me zotëri Shalën, ai ishte në Belgjikë dhe na duhej ndihma e qeverisë belge që ai të ekstradohej në Hagë, gjithashtu mund të ketë…ky është skenar hipotetik i bazuar në ligje dhe kjo është qasja e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare që kur ka një padi Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e lëshon menjëherë vendimin për shtetet ku ka pritshmëri që ata që janë akuzuar dhe padia është konfirmuar, kanë prona apo asete që janë pjesë të krimit. Pra për t’i ngrirë ato, ka shumë raste plotësisht të nivelit teknik në të cilat natyrisht çdo institucion kërkon që në nivel ndërkombëtar regjistri është mjeti I komunikimit.
A.K: Dhe deri tani të paktën dy shtete kanë ofruar garanci për lirim me kusht të Hashim Thaçit a mund t’i konfirmoni këto kërkesa?
E.T: Epo ky ishte vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake.
A.K: Në çka ishte bazuar?
E.T: Epo vendimi është në faqen tonë dhe ai ka zhvilluar mbi 20 faqe në këtë. Pra, nuk do të doja ta komentoj këtë vendim të tij, sepse mund të lëshoj diçka të rëndësishme. Por kryesisht, natyrisht një vlerësim duhet të kryhet nga një panel I përfshirë në këto çështje, qoftë edhe dënimi, i bazuar në artikullin 41, paragrafi 6. Këto janë standardet, se a ka rrezik të largimit, a mund të pengohet drejtësia, duke I përfshirë natyrisht dëshmitarët dhe të tjera dhe nëse I akuzuari mund të vazhdoj me aktivitete kriminale për të cilat janë ngritur akuzat ose të përfshihet në aktivitete të reja.
A.K: Në rastin e Thaçit, ai ishte presidenti i shtetit në kohën kur ai u arrestua dhe u vetë dorëzua, pra nëse do të kishte dashur t’i ikte drejtësisë, apo ta pengonte drejtësinë ai mund të provonte imunitetin si president ose të mos përgjigjej menjëherë ndaj arrestimeve apo padive në atë kohë.
E.T: Epo ju po mendoni që zotëri Thaçi apo kushdo qoftë të largohej nga shteti? Nuk besoj se do ta kishte bërë këtë.
A.K: Ai nuk e bëri dhe u tregoi të gjithëve se nuk do ta bënte.
E.T: Epo është vendim i gjykatësve se çfarë përfundime mund të nxjerrin nga kjo dhe nga provat që I kanë përpara.
A.K: Dhe deri tani, me aq sa e di të gjitha kërkesat që janë bërë nga të akuzuarit janë refuzuar nga gjykata. Përse?
E.T: Epo…
A.K: A është përgjigja absolute jo?
E.T: Po
A.K: Përse?
E.T: Ky ishte vendim që u morr nga gjykatësi i procedurës paraprake, dhe pastaj nga dhoma e apeleve
A.K: Është shumë bardh e zi?
E.T: Jo, bardh e zi, referenca ime ndaj vendimit të tyre. Por ata janë…
A.K: Edhe vendimet e tyre janë vetëm zi, jo, jo, jo.
E.T: Epo nëse i shihni nga ky kënd, po, por ka shumë arsye që vijnë nga kjo gjetje dhe këto përfundime dhe kështu është.
A.K: A ishte një nga shtetet që i ofroi garanci Thaçit shtet kontribuues?
E.T: Nuk e di, ky ishte në dosjet konfidenciale që i janë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake.
A.K: A mund të jetë?
E.T: Mund të jetë.
A.K: Nëse është kështu, nëse një shtet kontribuues i ofron një të akuzuari që të jetë në tokë, të qëndroj në liri me kusht, a nuk I bije kjo se ka siguri të mjaftueshme që ai person të qëndroj aty?
E.T: Ju e dini zotëri Kelmendi, unë nuk do të bëjë dallime ndërmjet shteteve kontribuuese dhe asnjë shteti tjetër që mund të ofroj siguri, kushte.
A.K: Por përsëri, nëse shteti kontribuues ofron siguri…
E.T: Nuk ka rëndësi sepse ju e dini…jo. Një shtet kontribuues është një shtet që kontribuon në përmbushjen e suksesshme të mandatit tonë dhe që mund të na ofroj bashkëpunim, asistencë në çfarëdo forme.
A.K: Që nënkupton që ata nuk do të mundohen ta pengojnë në asnjë mënyrë punën e gjykatës.
E.T: Po, por kur vjen puna tek çështjet specifike, I përket gjykatësit pranë të cilit është ngritur çështja të vendosë në mënyrë plotësisht të pavarur nga fakti që shtetet janë duke kontribuar, mund të jetë një shtet tjetër.
A.K: Dhe duke e thënë këtë, kur e shohim perspektivën, duket sikur rregullat e kësaj gjykate janë më të forta se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë dhe të gjitha gjykatat tjera që i kemi parë deri tani, sepse ka pasur raste kur njerëzit vinin dhe qëndronin në liri me kusht dhe ktheheshin për gjykimin e kështu me radhë.
E.T: Epo më lejoni të ju them se nuk mendoj se kjo është situata. Kjo ishte arsyeja gjatë viteve të kaluara të ekzistencës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë ata janë pajtuar me këtë dhe pastaj siç e dini që policia që ta mbyllë institucionin. Por për shembull në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të cilën unë I kam qëndrimet e mija personale, unë isha e para që e morra vendimin për lirimin e zotëri Bember. Dhe më duhet të ju them se vendimi u përmbys nga gjykata e apelit dhe unë e kam marrë këtë vendim bazuar në prova të përpikta dhe nuk ka pasur asnjë dëshmi që është sjellë nga prokurori sepse ne gjithmonë duhet të vendosim se çfarë na sjellë mbrojtja dhe çfarë prokurori. Nuk ka pasur asnjë provë bindëse dhe nuk ka pasur mundësi tjetër për ta marrë vendimin. Por ne nuk dallojmë si Dhoma të Specializuara të Kosovës, ne i ndjekim bazuar në standarde të njëjta. Pra gjykatësi i procedurës paraprake nuk u bind.
A.K: Nëse të gjitha gjykatat do të shkonin sipas standardit të njëjtë - në rastin e Kosovën ka pasur shumë gjykata që janë përballur qoftë me këto raste që Dhomat e Specializuara të Kosovës përballen - sepse është thënë nga opinioni që ato nuk kanë qenë të suksesshme në përballjen me këto krime. Kemi pasur gjykata të UNMIK, gjykata lokale, të EULEX, Tribunali i Hagës dhe tani kemi gjykatën e pestë për t’u përballë me disa krime specifike...
E.T: Më riktheni në diskutimet politike. Ju kam thënë në intervistën e fundit me ju dhe kurrë s’kam qenë pjesë... Është marrë një vendim, rezultati ka qenë aty dhe unë dua të jem gjyqtare në këtë institucion, sepse e dua drejtësinë. Nuk kam bërë kompromis me besimin tim në drejtësi dhe integritetin tim me të cilin e kam nisur punën si gjyqtare. Kur përmendi standardet, unë kur flas për to, nuk flas për t’i mbajtur njerëzit në ndalim, flas për rrezikun e arratisjes, kryerjen e krimeve të tjera apo pengimin e drejtësisë. Këtu standardet... këto janë kërkesa, por standardet janë të lidhura me atë sesa palët me çfarë aftësie iu qasen këtyre kërkesave të ndryshme dhe se çfarë të dhëna ato paraqesin. Dhe, këtu kemi standarde universale qoftë nëse të dhënat janë solide që personi duhet të mbahet në ndalim, dhe ai do të jetë vendimi. Kjo është prapë vetëm në princip dhe nëse nuk ka të dhëna ju kam thënë se marr vendimin duke qenë e bindur që personi nuk duhet të jetë në ndalim. Por ky është vendimi im që mund të mos pranohet nuk kolegët e mi dhe unë me respekt e pranoj vendimin që ata kanë marrë. Ndoshta pesë është më mirë sesa një. Unë mbes e vetme pastaj.
A.K: Kështu, neve ndoshta na duhet që të presim që ju të mos jeni më gjyqtare apo ju mund të jeni e dorëhequr për të shkuar një libër për të na e treguar anën tjetër të tregimit.
E.T: E dini z. Kelmendi, ju them se sot ishte një profesoreshë që në ngjarjen e 2017 ishte në publik dhe ku shtroi një pyetje të vështirë dhe shumë interesante. Sot ishte e para që bëri pyetje. Natyrisht siç ju thash i shpjegova asaj se nuk mund të merrem aq shumë këtë herë sa do të doja sepse kolegët janë tashmë të ulur në stol dhe janë ata që do të marrin vendime. Por ju them se kur nuk do ta ushtroj më profesionin e gjyqtares do t’ua kujtoj juve ekzistencën time sepse dua të vi këtu që të diskutoj me ju dhe të takoj studentët tuaj. Atëherë do të jemi të lirë sikurse zogjtë që të diskutojmë çfarëdo çështje ligjore dhe që të takohemi gjithashtu.
A.K: Dhe ndoshta një libër?
E.T: Më falni!
A.K: Dhe ndoshta një libër po ashtu?
E.T: Mund të ndodhë. Mund të ndodhë. Varet! Libri im do të jetë në tërësi për ligjin, nuk do të ketë në të komente politike.
A.K: Pse është i njëjti gjyqtar i procedurës paraprake në të katër rastet e të akuzuarve? Është Mustafa, Gucati-Haradinaj, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi.
E.T: Më paksa habi i lexova komentet që edhe ju po i bëni tani. Sikur të kishte dyshime se ky gjykatës që është i vetmi i procedurës paraprake për disa arsye nuk përmbush pritshmëritë lidhur me integritetin si gjyqtar, apo pritshmëritë e presidentes në këto raste, por kjo nuk qëndron. Ka një arsye të thjeshtë: E dini se kjo ndodh qoftë në institucione vendore apo ndërkombëtare. Ekziston gjithmonë e drejta për ankesë në emër të palëve, qoftë në prokurori, qoftë ekipi mbrojtës. Ka dhoma të ndryshme me një larmi qasjesh të ndryshme që i bën procedurat e paparashikueshme. Pra këshilli që shfaqet në këtë rast ka një gjyqtar. Ata përpiqen që ta bëjnë politikën e gjykimit dhe interpretimit të ligjit të cilin e bën gjyqtari. Në dhomën tjetër ata kanë për të bërë diçka ndryshe. Dhe kjo është shumë e vështirë për palët. Për shembull në IÇ, gjyqtarët pajtohen për ta krijuar manualin për dhomat dhe ata provojnë që të unifikojnë qasjet në mënyrë që t’i bëjnë seancat të parashikueshme dhe jo të krijojnë zhvillime të papritura. Unë prirem vetëm prej kësaj z.Kelmendi, prej asgjë tjetër, absolutisht prej asgjë tjetër. Po kur e lexoj e shoh se njerëzit mund të shohin ndryshe dhe, kjo nuk është çështja.
A.K: Por çështja tjetër është se ju keni ndërruar panelin e apelit për vetëm një gjyqtar që ka dhënë opinion rreth zaptimit.
E.T: Jo, nuk është vetëm një gjyqtar. Kai Ambos, gjithashtu z. Gutty dhe Nina Jorgensen. I vetmi gjyqtar që ka qenë aty nga dita e parë është kolegu im francez Michel Picard me përvojë të jashtëzakonshme në Francë. Unë gjithmonë kontaktoj gjyqtarët para se t’i caktoj ata. Natyrisht e dini se sipas përcaktimit të Dhomave të Specializuara gjyqtarët nuk janë të caktuar përgjithmonë në asnjë dhomë. Gjykatësit janë të emëruar me listë dhe varet nga çdo çështje që duhet të trajtohet, si për shembull në fazën e procedurës paraprake, gjyqi penal apo apeli. Gjyqtarët e përfundojnë punën e tyre pas vendimit për rastin. Kështu përfundon caktimi dhe ata përsëri kthehen në listë. Ju kujtoj se ka shumë apele sepse ato vinë nga faza e procedurës parapake, nga gjyqi penal. Këshilli, mbrojtja dhe prokuroria janë aq aktive. Kjo është ajo që reflekton në paraqitjen time para pushimit diplomatik, por më pas i janë dhënë interpretime të gabuara. Unë them se pyetja ishte: Sa do të zgjasë? Unë them se nuk e di sepse kemi shumë ekipe aktive mbrojtëse dhe kjo është puna e tyre. Nëse nuk bëhet puna si duhet atëherë gjyqtarët duhet të ndërhyjnë dhe të bëhen propozime që këshilli mbrojtës të ndryshohet. Dhoma e Apelit duhet të trajtojë njëkohësisht aq shumë apele dhe unë flas me të gjithë gjyqtarët deri te Michel Picard, sepse kam mirëkuptimin për trajtimin e rasteve të apelit nga këta katër gjyqtarë më së shumti. Sidoqoftë disa mund të mos jenë në dispozicion sepse sipas rregullave të caktimit unë duhet të prirem nga disa kritere që është përvoja e kaluar, ekspertiza, përfshirja në aktivitete dhe paraqitja është përcaktuese... Do të donit që fati juaj të jetë në dorën e dikujt të cilin e njihni paraprakisht dhe keni pritje për rezultatin? Natyrisht ai do të jetë që do ta marrë vendimin. Kështu që më duhet të flas me kolegët, nëse janë të gatshëm, nëse kanë vullnet, sepse gjyqtarët tanë janë aq të zënë diku tjetër, në sistemet e brendshme, ndërkombëtare po ashtu. Më duhet të them se gjyqtarët tanë janë të kalibrit më të lartë.
A.K: Ky nuk është lajm i mirë për ata që janë duke u akuzuar.
E.T: Pse?
A.K: Sepse ata do të duhet të presin që gjyqtarët të jenë në dispozicion.
E.T: Faleminderit shumë. Le të supozojmë se kemi vetëm tre gjyqtarë dhe ata kanë të gjitha fazat e procedurës, palët, viktimat të cilat nuk e kanë të garantuar statusin e viktimave dhe natyrisht ne kështu shkelim standardet që janë nën Kapitullin 6 të Konventës Evropiane dhe që janë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në fushën tonë ne duhet të mendojmë mirë. Nuk mund të ketë vonesa. Ka pasur komente këtu në media në Kosovë muaj më parë dhe kam thirrur gjyqtarët për t’ju thënë se nuk po ju kërkoj për të ndërhyrë në punën tuaj por njerëzit nuk janë të lumtur se po merrni shumë kohë. Nëse është e mundshme ecni para dhe merrni vendime në kohë të arsyeshme.
A.K: E dimë se nuk mund ta thoni me saktësi por cilat janë pritjet tuaja për zgjatjen e proceseve?
E.T: Nuk e di sinqerisht sepse për shembull e di se në rastin e Sali Mustafës që ka nisur tashmë, por që qëndrimi hapës i prokurorit dhe përfaqësuesit të viktimave do të mbahet më 15 shtator, d.m.th javën tjetër. Natyrisht e dimë tashmë që prokurori ka një listë prej 16 dëshmitarësh - 15 do të paraqiten në sallën e gjyqit dhe vetëm një do të jetë me video-link. Është e vërtetë, nuk mund të paragjykohet, mund të ketë shumë çështje rreth kredibilitetit të dëshmitarëve. Kjo mund të jetë shkas për të emëruar ekspertë dëshmitarësh. Personi mund të jetë kredibil, por jo i besueshëm. Për shembull bashkëshorti im është daltonist. Nëse është një çështje se çfarë ishte ngjyra e veturës me të cilën është kryer krimi dhe ai thotë se është e kuqe e në fakt ka qenë e gjelbër. Kështu ai ngatërron ngjyrat. Prandaj duhet të ketë ekspertë për dëshmitarët.
A.K: Nuk mund të thuhet, dy vjet, katër vjet?
E.T: Herën tjetër kur të vi besoj se do të më ftoni, do t’i keni të gjitha arsyet.
A.K: Nuk po pres që ju ta thoni me saktësi kohën.
E.T: z.Kelmendi herën e fundit diskutuam se çfarë kemi reflektuar sa i përket rregullave. Kolegët e mi në IÇ kanë pasur një qasje për zgjatjen maksimale për çështjen e gjykimit në varësi nga rasti nëse duhet të jetë tre muaj apo duhet të zgjatet edhe për dy muaj në varësi nga specifikat, rrethanat e rastit dhe jashtëzakonshmëria e rastit. Natyrisht se ky është vendim që duhet marrë me përgjegjësi.
A.K: Është përgjegjësi ndaj njerëzve që janë prapa grilave?
E.T: Natyrisht. Kjo është çështja kryesore, sepse ata nuk mund të rrinë aty pafundësisht pa ditur se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre, jo vetëm të tyre por edhe të familjeve të tyre. Për të ju kujtuar, vitin e kaluar jemi lidhur në Zoom për të amandamentuar disa prej rregullave rreth dëshmive, përshtatjen e disa çështjeve. Kam vërejtur në rregullin 65 se ne kemi reflektuar rreth standardeve që çdo gjashtë muaj duhet rishikuar, qoftë nëse personi në ndalim nuk do të ketë vullnet do të jetë “proprio motu”. Por nëse mes këtyre dy muajve ndodh diçka, personi sëmuret, a do të bëhemi si gjyqtarë për ta mbajtur personin aty? Duhet angazhuar. Kjo është diçka që është inkorporuar. Disa kolegë kanë thënë se fundmi se “oh ju keni përgatitur rregullat e procedurave lidhur me të drejtat e të mbrojturve”. Mbrojtësit janë një pjesë e procedurave të cilën e thotë jurisprudenca evropiane. Jemi udhëhequr prej kësaj. Ta shohim.
A.K: Nuk ka data?
E.T: Nuk mund të them, por derisa flisja për shembujt e mirë të institucioneve të tjera këto janë veçanërisht të lidhura me çështjet e ekspeditivit të procedurave. Ne e dimë se është brengë e legjislaturës së brendshme, bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht njerëzve të thjeshtë të cilët duan të shohin një rezultat, të shohin se drejtësia ka shkuar në vend. Kjo mund të jetë bindje, mund të jetë drejtësi.
A.K: Dhe mund ta quani këtë drejtësi, qoftë nëse do të ketë dënime ose lirim të atyre që janë në Hagë?
E.T: Varet se si arsyetimi i dënimit apo i lirimit do të prezantohet. Do të jetë gjykimi ynë të cilin njerëzit do ta lexojnë dhe do të shohin nëse drejtësia ka shkuar në vend.
A.K: Ju jeni Presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe jeni gjyqtare, por në terma të përgjithshëm kur shohim se kush janë emrat e njerëzve që tani janë në Hagë nuk mund të mendoni se politika është e përfshirë duke thënë këtë. Hashim Thaçi ishte Drejtor Politik i UÇK-së, i akuzuar. Kadri Veseli ishte Kryetar i Agjencisë së Inteligjencës së UÇK-së, i akuzuar. Jakup Krasniqi ishte Zëdhënës i UÇK-së, Rexhep Selimi që ishte Shef i Inspektoratit të UÇK-së. Të gjithë kanë mbajtur pozita të larta në institucione. Dhe nëse dikush do të thoshte se si të goditet UÇK, do të bëhej përmes këtyre emrave.
E.T: Natyrisht si juriste, unë duhet të prirem nga drejtësia. Ligji siguron përgjegjësinë individuale. Mund të jem person prominent, që nuk jam, por të supozojmë. Nëse kryej krime, para drejtësisë nuk mund të thuhet se “mund të bëjë çfarë të dojë vetëm pse është person prominent”. Të gjitha pyetjet që sillen rreth politikës janë qartas të bazuara ngapak në përvojat e njerëzve, por më besoni, asnjë prej kolegëve të mi nuk ishte pjesë e ndërtimit të këtij institucioni. Nuk di diçka për asnjërin. Kam studiuar kur doja të bëhesha pjesë si gjyqtare dhe nuk ka përfshirje të politikës. Sot jam presidente e këtij institucioni, por për asnjë politikan, askush nuk më është ofruar. Kurrë. Kurrë. Nëse dikush provon ta bëjë këtë do të di si të reagoj.
A.K: Si do të reagonit?
E.T: Diskutime të tilla nuk bëhen me mua në asnjë mënyrë, unë jam gjyqtare, në asnjë mënyrë. Unë jam presidente e këtij institucioni drejtësie. Kaq. Jo. Kam për të thënë rreth meritave të secilit, për shembull për kontributin shtetëror, vendet anëtare të BE-së, asnjëherë nuk kam pranuar asnjë telefonatë. Kjo është meritë e politikanëve. Ndoshta ata janë të respektueshëm, pa spekuluar , ndoshta ata duan që të vihet drejtësia. Nëse diçka nuk është e vërtetë, ajo do të dalë.
A.K: Ndoshta, ndonjëherë nuk del.
E.T: Në rastet kriminale ne shohim se si krimi është kryer me plan brilant, por gjithmonë mbesin gjurmë diku. Besoj se kjo lidhet me çfarëdo aktiviteti njerëzor. Nuk dua të flas ashpër sepse nuk dua që të kthehem te ajo që ju tregova për nënën time, por mund të betohen në hirin e saj. Kurrë.
A.K: Goxha njerëz janë ftuar qoftë si të akuzuar, qoftë si dëshmitarë gjatë këtyre 12 muajve. A mund të na thoni se caqet kryesore janë tashmë në Hagë?
E.T: Nuk e di. Nuk e di. Aq sa ju e dini...
A.K: Intensiteti ishte i lartë, 200-300 njerëz janë intervistuar, por kjo nuk është çështja tani...
E.T: E di aktivitetin e prokurorit, por nuk i di politikat e tij. Nëse ka bërë punë të mirë, atëherë do të shkohet para, nëse jo do të dështojë. Mund të theksoj se një numër impresiv i vendimeve janë marrë nga gjyqtarët në faza të ndryshme të procedurave që nga shtatori i vitit të kaluar. Mbi 300 vendime brenda një viti. Është punën intensive. Por nuk e di... Një gjë që është e rëndësishme për mua është njoftimi për caktimin nga ana e prokurorit, por ende nuk kam marrë ndonjë njoftim. Prandaj është faza e procedurës paraprake.
A.K: Janë aktakuzat ndaj këtyre tetë individëve që janë në Hagë, por janë përmendur edhe shumë emra. A mund të ketë të arrestuar të tjerë?
E.T: Nuk e di. Natyrisht ju dhe unë, duhet ta dimë principin “non besmilar” – “jo dy herë në të njëjtin krim” dhe nëse kanë provuar brenda ose diku tjetër duhet të kryhen hetime për të njëjtin krim. Nuk e di, po ju them atë që di dhe po e ndaj hapur me ju.
A.K: Si i komentoni ato që ka thënë ish gjyqtari i EULEX, Malcom Simons, i cili ka thënë se DHSK është gjykatë monoetnike. Dhe Charles Smith, ish Kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX ka thënë se vendimet janë të marra mbi baza politike?
E.T: Nuk e njoh z.Simons dhe nuk është e imja të jap ndonjë koment. Gjyqtari Smith është një nga gjyqtarët tanë të shkëlqyer.
A.K: Këto janë dëgjuar edhe në Kuvendin e Kosovës, po ashtu.
E.T: Ka procedura të veçanta që mund të ndiqen por kjo është ajo që mund të komentoj. Nuk e di. Gjyqtari Smith e ka respektin e të gjithë kolegëve. Ai është zgjedhur unanimisht në pozitën e zëvendëspresidentit. Ai e ka respektin e kolegëve dhe timin gjithashtu.
A.K: Ka pasur shumë ankesa që kanë ardhur nga familjarët e të ndaluarve që nuk janë lejuar vizitat. E dimë që ata mund të bëjnë vizita tash, por vendimi ishte marrë për shkak të pandemisë apo për arsye të tjera?
E.T: Vetëm për shkak të pandemisë z.Kelmendi. Ne kemi përgjegjësi dhe nuk mund të paramendoni shqetësimin që ka qenë kur është diskutuar kjo. Kemi marrë informata në baza ditore dhe ka qenë mjeku që ka qenë aty çdo ditë për të ta bërë vlerësimin lidhur me pandeminë. Kemi për të pritur edhe pak kohë derisa të kryhet vaksinimi për ata që duan. Stafi është vaksinuar. Derisa situata me pandeminë jep mundësi. Më 15 qershor të gjitha vizitat familjare janë lejuar. Autoritetet holandeze kanë ndihmuar lidhur me vizat. Më lejoni të them se takimet me këshillin mbrojtës janë mbajtur gjithmonë, fizikisht, apo me video-konferencë.
A.K: Gjatë pandemisë janë aplikuar rregullat e njëjta edhe për njerëzit që kanë punuar në qendrën e ndalimit, stafi i sigurimit. Pse nuk janë zbatuar të njëjtat për familjarët?
E.T: Ne kemi reduktuar numrin e stafit dhe kryesisht kemi punuar nga shtëpia. Është mbajtur distanca, kemi vendosur dezinfektantë gjithandej, maskat i kemi bartur me vete dhe e tëra kjo është për shkak të sigurisë.
A.K: Kjo ka mundur të bëhet edhe me familjarët?
E.T: Anëtarët e familjeve kanë të drejtën e vizitave intime.
A.K: Gjatë pandemisë duhet të implementoheshin rregulla të veçanta.
E.T: Gjatë pandemisë nuk mund të bëhen vizitat intime.
A.K: Nuk po them që të lejoheshin vizita intime, por vetëm të shiheshin me njëri-tjetrin.
E.T: Po, natyrisht, këto janë siguruar përmes Zoom apo formave të tjera teknologjike. Telefoni ka qenë pa limit. Nuk ka pasur limit në momentin që rreziku nga pandemia është reduktuar dhe kemi marrë dritën e jeshile nga Policia e Holandës dhe derisa, natyrisht secili është vaksinuar. Kjo është e mirë për njerëzit, është e mirë për ne po ashtu. Ne kemi përgjegjësinë për jetën dhe sigurinë e secilit jo vetëm për të ndaluarit.
A.K: Ne këtu flasim edhe për amnistinë. Çfarë thoni për këtë?
E.T: Jo. Kapitulli 8 i Kushtetutës së Kosovës nuk e lejon këtë për krimet kundër njerëzimit. Ju po i referoheni ndoshta amendamentit që ka kaluar më 2019, paragrafi 15. Nuk është e mundur.
A.K: Zonja Trendafilova, ishte kënaqësi të ju kisha në studio.
E.T: Faleminderit shumë z.Kelmendi! Ngjashëm! Shpresoj se jam përgjigjur në pyetjet tuaja, duke thënë të vërtetën dhe pa fshehur asgjë.
A.K: Faleminderit!
E.T: Faleminderit!