INTERPOL ka kërkuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit gjithandej botës që ta gjejnë dhe ta arrestojnë Do Kwon, themeluesin e kriptomonedhës së dështuar, Terra.
BBC Korean thotë se është lëshuar një njoftim për 31-vjeçarin, i cili akuzohet për mashtrim për dështimin e kompanisë në vlerë prej 40 miliardë dollarësh, përcjell KlanKosova.tv.
Urdhër-arresti është lëshuar edhe në vendin e tij amë, Korenë e Jugut, në fillim të muajit.
Do Kwon ka fluturuar për në Singapor në muajin maj – para se Terra të binte – por që autoritetet thonë se ai nuk ndodhet më atje.
Prokurorët e Koresë së Jugut kanë kërkuar nga Interpoli që ta vënë atë në listën e kuqe të njoftimit – kërkesë që është kompletuar. Gjithashtu Ministrisë së Jashtme në Seul që t’ia revokojnë pasaportën, duke thënë se Do Kwon “është në arrati”.
Ai e ka mohuar se është duke u fshehur, por nuk ka treguar për vendndodhjen.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.