Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës, ka shtyer interpelancën për shefin e diplomacisë kosovare Hashim Thaçin, i cili ishte thirrur që të rrëfehej sot për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që interpelanca ndaj shefit të diplomacisë kosovare Hashim Thaçin, të shtyhet për orën 14:00, njofton Klan Kosova.
Me këtë kërkesë janë pajtuar edhe opozita.
Ky vendim erdhi pasi një debati mes deputetëve ku thanë se çështja e demarkacionet është e ndjeshme dhe nuk mund të diskutohet pa qenë Thaçi në Kuvendin e Kosovës.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se burimi i problemit të demarkacionit qëndron në marrëveshjen e Kumanovës.
Haradinaj ka kërkuar që të ketë bisedime edhe me Malin e Zi për siç thotë ai korrigjimin e disa gabimeve.
“Nuk po kërkojnë asgjë vetëm në kthehet vija në vendin e vet, në kufijtë e demarkacioni që nga koha e Jugosllavisë”, ka thënë Haradinaj në seancën plenare.
Në këtë seancë ka folur edhe Sabri Hamiti, deputeti i LDK-së, i cili ka thënë se "problemi i demarkacionit është çështje shumë më e madhe se një interpelancë, ky problem ka qenë, do ta diskutojmë dhe do të vazhdojë të mbetët edhe pash nesh".