Lajmet e fundit

Pas ankesave të deputetës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi për mosparaqitjen e ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi në interpelancën , diskutimi në parlament ka nisur edhe pa këtë të fundit.
Me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli e arsyetoi këtë vendim
"Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit interpelanca ndaj Thaçit do të filloj edhe pa qenë ai prezent në sallën e Kuvendit' tha ai.
Ndryshe, shefi i diplomacisë kosovare ishte thirrur që të rrëfehej sot për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.