Në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 14-të, Inter u deklasua në Firencë me rezultat 3-0 nga Fiorentina.
Me kundërshtarin e njejtë, kampioni aktual i Italisë, përballet sonte në stadiumin "Giuseppe Meazza" të Milanos, njofton Klankosova.tv.
Dy barazimet e fundit që i mori lideri i renditjes tabelare në Serie A, Napoli (ndaj Romës dhe Udineses), e mbajnë të hapur garën në Itali, pasi nëse "Nerazzurët" fitojnë sonte, afrohen vetëm një pikë pranë ekipit të Amir Rrahmanit.
Skuadra e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, në 24 xhiro kampionale ka grumbulluar 55 pikë, duke u ndjekur nga "Zi-kaltërit" që kanë katër sosh më pak, por një ndeshje për ta zhvilluar.
Inter - Fiorentina transmetohet sonte në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion, me fillim në orën 20:45.

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.