Një tjetër ndeshje spektakolare mes Inter dhe FC Como, këtë herë në Coppa Italia, përfundoi me fitore dramatike 3-2 për zikaltrit, të cilët siguruan kualifikimin në finale.
Ashtu si në përballjen e fundit në kampionat, ku Inter kishte fituar 4-3, edhe kjo ndeshje dhuroi emocione të mëdha. Como e nisi më mirë dhe krijoi epërsi të dyfishtë 0-2 falë golave të Martin Baturina dhe Lucas Da Cunha, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, reagimi i Interit ishte i jashtëzakonshëm. Skuadra zikaltër përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola për fitoren e madhe 3-2.
Protagonist kryesor ishte Hakan Çalhanoglu me dy gola, ndërsa golin e fitores e realizoi Luka Sucic.
Me këtë fitore, Interi siguron finalen e Coppa Italia, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Atalantas dhe Lazios.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.