11.03.2019 · përditësuar para 2701 dite1 min lexim
Sipas Calcio Mercato, skuadra Inter Milan i është bashkuar garës për të nënshkruar kontratë me sulmuesin italian, Federico Chiesa.
Futbollisti 21 vjeçar do të largohet nga Fiorentina dhe kjo gjë ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndër skuadrat e interesuara për Chiesan ishin AC Milan, Juventus dhe Napoli. Ndërsa tani kësaj gare i është bashkuar edhe Inter Milan.
Futbollisti 21 vjeçar ka arrit t’i realizoi pesë gola dhe ka marrë pjesë në tre asistime gjatë 27 ndeshjeve në Fiorentina.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.