Lajmet e fundit

Inter e ka mposhtur me rezultat të thellë Cagliarin 4-0, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lautaro Martinez në minutën e 29-të, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe tri herë të tjera, në minutën e 50-të, Alexis Sanchez e dyfishoi epërsinë, teksa golin e tretë e shënoi Hakan Calhanoglu, në minutën e 66-të, ndërsa dy minuta më vonë Martinez e shënoi golin e katërt dhe të dytin personal në ndeshje.
Interi pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 40 pikë, pas 17 ndeshjeve. /Klankosova.tv/