Lajmet e fundit

Interi po konsideron shkarkimin e Simone Inzaghit në verë dhe një nga kandidatët e tyre për ta zëvendësuar atë është Roberto De Zerbin.
Nerazzurrët kanë pësuar nëntë humbje në Serie A këtë sezon dhe janë larg liderëve të ligës Napoli, duke zhgënjyer drejtuesit e klubit dhe duke ngritur dyshime për punën e Inzaghit.
Përpara verës, Interi po harton një listë me kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Inzaghin, duke marrë në konsideratë një sërë opsionesh interesante.
Tuttosport raporton se Interi ka në listë; Antonio Conten, Vincenzo Italianon, De Zerbin dhe Thiago Mottan.
43-vjeçari De Zerbi ka tejkaluar pritshmëritë në Premier League me Brighton dhe ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh nëpër Evrop.
Italiano ka treguar shenja pozitive gjatë kohës së tij me Fiorentinën, edhe nëse rezultatet kanë munguar pak. /Klankosova.tv.