Amina Nuraj ka folur rreth iniciativave të saja që ka marr sa i përket mësimit të gjuhës shqipe në Sanxhak.
“E kemi nisur një projekt tepër të veçantë, siç është kursi i gjuhës shqipe, një projekt që është me shumë vlera, tani i kemi rreth 50 nxënës që janë duke mësuar gjuhën shqipe, që e kemi edhe mësuesen tonë të shkëlqyer, e që është Shpresa Ibishi”, u shpreh ajo në “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Nuraj tha se ka interesim shumë të madh të nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe.
https://www.youtube.com/watch?v=TP47UGUorLQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.