Lajmet e fundit

Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të shpallë aktgjykimin në rastin e ish-ministrit të Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limajt.
E për këtë seancë duket se interesimi për ta përcjellë është shumë i madh, madje salla është e stërmbushur, njofton Klan Kosova.
Limaj bashkë me Shpëtim Telakun, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin e Florim Zukën akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim me detyrën zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.
Gjatë javës, Prokuroria e ka thënë fjalën e vet në këtë rast ashtu sikur se edhe mbrojtja e Limajt.