Lajmet e fundit

Mediat italiane raportojnë se Interi është shumë afër që të nënshkruajë me Ivan Perisic nga Wolfsburg.
Nerazzurët kanë qenë të lidhur me një transferim të kroatit këtë afat kalimtar, ndërsa tash thuhet se ka një marrëveshje mes klubit italian dhe Perisic.
Ai thuhet se do të kalojë për sezonin e ri në formë huazimi, kurse në vitin tjetër do të nënshkruajë edhe kontratën e përhershme, transmeton Klan Kosova.
Zyrtar të klubit gjerman në anën tjetër kanë deklaruar se nuk e kanë në plan t'i shesin lojtarët më të mirë të skuadrës.