Lajmet e fundit

Inter kërkon me patjetër dy sulmues dhe nuk heq dorë nga Dzeko dhe Lukaku.
Trajneri Antonio Conte u ka bërë të ditur drejtuesve emrat që kërkon të ketë në sulm.
Është rihapur edhe një herë negocimi për Dzekon. Roma kërkon 20 milionë euro, por Inter nuk jep më shumë se 12 për sulmuesin shtatlartë.
Për ta zgjidhur situatën futet në lojë Zaniolo. Inter zotëron 15% të kartonit të futbollistit, ndërkohë që Zaniolo kërkohet nga Tottenhami, shkruan Top Channel.
Heqja dorë e Interit nga pjesa që zotëron në kartonin e futbollistit do ta lehtësonte goxha shumë transferimim e Dzekos për 12 milionë euro.
Inter gjithashtu shpreson edhe për Lukakun.
Zikaltrit nuk kanë marrë një përgjigje nga United të cilët nuk e dinë se çfarë do të bëjnë me belgun, nëse do ta mbajnë në ekip apo jo. Lukaku e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Interin nën urdhërat e Contes.