Lajmet e fundit

Kryendeshja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve është padyshim ajo në mesin e Inter-Liverpool e cila do të luhet në "Giuseppe Meazza" me fillim nga ora 21:00.
Interi në këtë ndeshje do të jetë pa Nicolo Barellan, i cili është i suspenduar me karton të kuq. Po ashtu, Correa do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit në muskuj ashtu edhe transferi i ri i Interit, Gosens.
Në sulm sonte nga minuta e parë për Interin ka startuar Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.
Në anën tjetër Liverpool hynë në këtë ndeshje pa asnjë mungesë derisa Klopp për treshen e sulmit ka zgjedhur: Salah, Mane dhe Jota.