Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, me organizatën gjermane "Education Unlimited".
“Nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit tanë kanë përfituar një mundësi të vlefshme për të këmbyer njohuri dhe përvoja me ata gjermanë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Modeli gjerman i edukimit për Kosovën dhe aplikimi i metodave më të përparuara në mësimdhënie janë garancë për sukses”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.