Lajmet e fundit

Lufta për qyetin verior të Alepos në Siri, është intensifikuar.
Grupet e opozitës janë angazhuar të dërgojnë më shumë trupa dhe ta marrin krejtësisht nën kontroll zonën strategjike, ndërsa forcat pro-qeveritare i janë kundërpërgjigjur avancimit të kryengritësve me më shumë goditje ajrore.
Kombet e Bashkuara vlerësuan javën e kaluar se 250 mijë vetë janë bllokuar në Alepo, duke dhënë alarmin edhe për një emergjencë humanitare.